Rajoni/Bota Më shumë

Gjendje e rëndë me Covid 19 në rajon

Prej tvteuta09:32, 25 Nëntor 2020

Në Shqipëri në 24 orët e  fundit janë regjistruar 744 raste të reja me virusin korona, kurse 19 persona e kanë humbur jetën, njofotn Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, në 3 spitalet COVID po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) bën të ditur se numri i të prekurve gjatë ditës së djeshme me COVID-19 ishte 609 individë, të shëruar ishin 350 njerëz, dhe ndërruan jetë 13 pacientë. Situata nuk është aspak e mirë në Kroaci, ku ditën e djeshme u regjistruar 2.323 ratse të reja dhe 47 viktima nga sëmundja. Në rajon me numër të rasteve ditore prin Serbia, ku dje janë regjistruar 5.842 raste  dhe 37 viktima.

  • 1

    Radio