Aktuale Më shumë

Gjeka: Asnjë qeveri nuk duhet të vë në pikëpyetje pranimin e Kosovës nga ana e Malit të Zi

Prej tvteuta20:40, 4 Shkurt 2022

Në seancën e sotme parlamentare në diskutimin mbi shkarkimin e qeverisë së Malit te Zi, në diskutim mori pjesë edhe deputeti i Koalicionit shqiptar Fatmir Gjeka, i cili tha se kjo qeveri ishte kundershtari me i madh i vetvetes dhe askujt nuk do t’i vijë keq për të.  “Çdo qeveri e cila siguron qetësi dhe stabilitet, avancon bashkëpunimin rajonal dhe marrëdheniet me NATO-n, nuk bjen në pyetje pranimin ndërkombetarë të Kosovës nga ana e Malit te Zi, pastaj punon në procesin e integrimit në Unionin Evropian dhe ka qasje ndaj Rusisë në harmonizim me politikën e përbashkët të Unionit Evropian, do të jetë e pranueshme për Bashkësinë nderkombetare”, deklaroi deputeti Gjeka.

  • 1

    Radio