Sociale Më shumë

Genci  Nimanbegu: Epidemia është në rritje. Duhen të merren masa që të ndalojmë numrin e vdekjeve

Prej tvteuta22:38, 18 Nëntor 2020

I uroj kryetarët e Bashkësive lokale për iniciativën që keni marrë  dhe me këtë tregoni që jeni të përgjegjshëm edhe ndaj postit që keni edhe ndaj qytetarëve të kësaj zone. Kjo nuk është situatë e rëndomtë, kjo është situatë e jashtëzakonshme e cila kërrkën masa  të jashtëzakonshme edhe durim e disciplinë të njerëzve. Ndoshta mund të duket  tendencioze por me këtë iniciativë ju keni shpëtua jetë njerëzish në të ardhmen. Të gjithë neve na dhimbet Dritani, por ju keni pshtua jetë të djemve dhe vajzave që nuk ju dimë emrin e që ndoshta kishin hup jetën në të ardhmen. Ambullantën covid që e keni fituar ktu në Katërkollë e keni fitua me iniciativën tuaj dhe të shoqatës Ana e Malit të cilët edhe publikisht kërrkojnë mbrojtje nga institucionet. Ne duhet  të vejmë  gishtin  krytit pse djelmoshat dhe vajzat tona në Policinë komunale nuk e kryejnë punën e vet. Nisemi nga Rana e Ulqinit, tan sezon ku ka qen Policia komunale me i parandalua takimet, a kanë pas donji hamendje, a kan mëndua se është Covidi qesharak  dhe nuk egziston?! A kuptoni se epidemia është në rritje në tërë botën. Nësë tash nuk marrim masa, epidemia  do të rritet. Nëse sot Komuna e Ulqinit ka 27 të vdekur në raport me 578 të shëruar, që i bjen rreth 5%, atëherë duhet  të bëjmë pyetje pse në Podgoricë në mbi 6000 të shëruar ka 70 vdekje, a është besimi apo shërbimi shëndetësorë, a është sjellja jonë apo sjellja institucionale. Është e vërrtet që kryetari i komunës për me mbyll një zonë, por kryetari i komunës mundet i ba kërrkesën TKN. Ndoshta atë habi që na ka ba trupi koordinues që për shkak të bizneseve të Podgoricës me hap lokalet, se kur është dasht me u mbyll baret e Podgoricës, atëherë janë ndrrua rregullat, dhe këtë duhet me e mendua mirë.

Këtë çështje duhet ta marrim serioze. Dimri po vjen dhe numri i të infektuarve do të rritet, dhe nëse rritet numri i infektimeve do të rritet edhe numri i të vdekurve. Nëse sot kemi 27 të vdekur, deri në pranverë do të kemi 100 të vdekur  në Ulqin. Nuk e ka qytetari fajin. Nëse nuk i respekton rregullat, dënoje. Nëse mendoni se mund të ju ndihmoj diçka, aty jam. Unë nuk kam dasht me u angazhua që të mos jap mesazh që dua me ba politik, por kan krye votimet, nuk i kërrkojmë kuj votën, por duhet të japim mesazhin: Kjo është sëmundje serioze, tan bota mbyllet, organet marrin funksionet e veta. Kur kam votua në Kuvendin e Malt te Zi për policinë komunale, kam votua me gjith qef se kam mendua se edhe ne do të kemi policinë tonë. Policia e shtetit dhe policia komunale duhen me qen polici të barabarta. Nuk munena me u mshef pas asaj a kemi kompetenca apo skemi kompetenca, duhet me dënua qytetarin apo nuk duhet me dënua qytetatin. Unë e di sigurt se edhe shtabi i emergjencës e ka pas vendin sonte ktu dhe me ndëgjua a kanë kompetenca a skanë. Nëse para dy muajsh kërrkohet që të bëhen masat restriktive në Ulqin edhe  nuk merren, atëherë nuk ka përgjegjësi shteti  apo Covidi por ndoshta e kemi vetë ne. Prandaj ta dini se edhe nëse ju duket vonë dhe ju duket situata alarmante, çdo ditë që punohet në parandalimin e kësaj sëmundje, është shpëtim i jetëve të njerëzve.

  • 1

    Radio