Aktuale Më shumë

Fusha e Ulqinit: Uji ka përmbytur tokat, rrugët si në zona lufte

Prej tvteuta18:49, 13 Janar 2022

Për banorët e lagjeve në Fushën e Ulqinit  problemet duket se nuk kanë të mbaruar. Pas dëmtimit të tubacionit të ujit, i cili shumë i la pa furnizim me ujë për disa ditë, tani problem është përmbytja që uji ka shkaktuar në tokat përreth, si rezultat i mos sanimit të duhur të tubacionit.

Banorët janë të indinjuar dhe për gjendjen e krijuar fajësojnë neglizhencën e kompanisë që kryen punimet, por edhe insitucionet lokale, të cilët sipas tyre, nuk po angazhohen fare për të zgjidhur problemin.

Atif Hasanaga, i cili po punon në ndërtimin e objektit në tokën e vet, thotë pët TV Teuta se po përballet me probleme të vazhdueshme gjatë punimeve, pasi një pjesë e mirë e tokës ku ndodhet objekti është tashmë përmbytur nga uji që del nga tubacioni. Kjo, thotë ai, përveç përmbytjes së tokave, krijon humbje të mëdha edhe për vetë ujësjellësin.

 

Një problem thonë kurrë nuk vjen i vetëm. Punimet kanë shkatërruar pothujase plotësisht edhe asfaltin e rrugëve, të cilat janë në gjendje skandaloze kur moti është i mirë, kurse kur bie shi ato bëhen pothuajse të pakalueshme. Banori i kësaj zone, Shaban Peri, thotë se kompania që ka kryer punimet i ka lënë rrugët në gjendje të mjerueshme, çka u vështirëson  hyrjen dhe daljen nga shtëpitë të tyre.

Banorët e kësaj zone me të drejtë ndihen të lënë pas dore, ndërsa problem shtesë paraqet edhe fakti se situata mund të mos zgjidhet deri në fillimin e sezonit turistik, çka do të ndikonte edhe në ekonominë e tyre.

  • 1

    Radio