Aktuale Më shumë

Formohet Shoqata Kulturore Artistike “ Dulcinea “

Prej tvteuta10:01, 7 Shkurt 2017

Në Ulqin është formuar edhe një shoqatë e re kulturoro-artistike e cila ka për qëllim përparimin, organizimin dhe zhvillimin e kulturës dhe artit. Kjo shoqëri në rradhët e veta i tubon qytetarët, në rradhë të parë rininë shkollore dhe studentore, e cila ka afinitet ndaj punës kulturoro-artistike. Shoqata do te organizoj manifestime për përmbushjen e nevojave kulturore të qytetarëve dhe pjesëmarrje në manifestime, defile, festivale dhe manifestime tjera kulturo-artistike në vend dhe jashtë shtetit.

Qëllimi i shoqatës është nxitja dhe iniciativa për zgjerimin e rrjetit të aktiviteteve kulturore si dhe zgjerimi i jetës kulturore dhe artistike të popullatës shqiptare në Mal të Zi. Drejtures i kësaj shoqate është koreografi i diplomuar Musa Hoxha i cili ka marr pjesë në shumë manifestime kulturore brenda dhe jasht vendit. Nga kjo shoqatë ftojnë të gjithë të interesuarit posacërisht rinin shkollore dhe studentore që të regjistrohen në Shoqatën Kulturore Artistike DULCINEA, regjistrim i cili është komplet falas.

  • 1

    Radio