Sporti Më shumë

FORCA URON FITOREN E KOMBETARES

Prej tvteuta19:50, 12 Tetor 2015

I nderuar z. Nishani,

I nderuari z. Rama,

I nderuari z. Duka

I nderuari z.De Biazi,

Të nderuarë lojtarë të Kombëtares,

 

Me kënaqësi të madhe nga Ulqini  e kemi përcjellur ndeshjen historike të  fudbollit shqiptarë, e aq më tepër na bëri krenarë kur ajo u kurorëzua me fitore e cila kombëtares i siguroi kualifikimin e shumepritur në Europianin 2016.

Është moment i madh për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kur Kombëtarja arriti që pas 70 vitesh themelimi, të jetë skuadra e vetme në Ballkan që arrin të kualifikohet në një kampionat kaq të madh.

Dëshiroj të përgëzojë në radhë të parë të gjithë lojtarët, si dhe tërë stafin i cili tregoi një organizim të shkëlqyeshëm.

Prandaj, në emër të Forcës së Re Demokratike, dhe në emrin tim personal ju uroj fitoren e madhe duke ju premtuar se Ulqini çdohere do të jetë në përkrahjen tuaj.

Ju dëshirojmë fitore dhe suksese gjatë Europianit 2016  i cili do të luhet në Francë, ne do të krenohemi me JU.

 

Me respekt,

Nazif Cungu

Kryetar i Forcës së Re Demokratike

  • 1

    Radio