Aktuale Më shumë

FORCA: Një vit nga aprovimi i ligjit për Valdanosin

Prej tvteuta17:36, 16 Qershor 2022

Para një viti, Forca e Re Demokratike arriti me sukses të realizoj një nga shtyllat programore që themelimi i saj kthimin e ullishtës së Valdanosit, e cila kërkoj punë dhe sakrificë deri tek aprovimi i këtij ligji.

Falë angazhimit shumëvjeçar të Forcës së Re Demokratike u arrit aprovimi i ligjit për kthimin e ullishtës së Valdanosit në Kuvendin e Malit të Zi me 49 vota pro, duke i dhënë fund betejës së gjatë politike për identitetin e Ulqinit.
Edhe përkundër kohëzgjatjes së procesit të pa arsyeshëm, Forca veproi me dëshirën dhe vullnetin më të mirë për ta kthyer ullishtën e Valdanosit dhe me këtë realizoj një nga pikat programore të saj.

Me votimin e ligjit, filloi procedura që do zgjasë deri në vitin 2024 dhe i ftojmë pronarët që ende nuk e filluan këtë procedurë ta fillojnë sa më parë. Ky proces është duke pasur pengesa të panevojshme, andaj Forca i dërgoi Qeverisë së MZ iniciativën me propozime për të eliminuar pengesat e pakuptimta në moszbatimin e Ligjit për Kthimin e Valdanosit.

Problemet si: një numër i vogël i procedurave është përfunduar për kthimin e pronës për fajin e organit të kadastrës, mosrespektimi i afatit ligjor për përgjigje ndaj kërkesës së tyre dhe mbrojtësi i interesave pronësore e juridike i MZ zvarrit procedurën duke paraqitur ankesa kur nuk ka arsye të përcaktuar me ligj.

Forca e Re Demokratike përsëri i bën thirrje Qeverisë së MZ të aprovojë sa më shpejt që të jetë e mundur propozimet tona për ti mundësuar ish-pronarëve dhe trashëgimtarëve realisht t’u kthehet prona e tyre në tërësi. 

Forca e Re Demokratike do angazhohet maksimalisht me kapacitetet e veta që pronarët e Valdanosit të vjelin të mirat e ullishtës së vet për mirëqenien e familjeve të tyre.

Forca E Re Demokratike

  • 1

    Radio