Forca e Re Demokratike uron Ditën e gazetarëve
Prej tvteuta15:27, 23 Janar 2019
Me rastin e 23 janarit, Ditës së gazetarëve në Mal të Zi, mesazh urimi ka dërguar Forca e Re Demokratike . “ Në këtë datë të shënuar ju uroj dhe përgëzoj për punën tuaj të palodhëshme për të informuar qytetarët . Misionin tuaj të vështirë e respektojmë pa masë dhe dëshirojmë që puna juaj në të ardhmen të jetë edhe më e vlerësuar në shoqërinë tonë.”, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari Nazif Cungu.