Aktuale Më shumë

Fondi “Trojet Tona” me donacione pranë vendlindjes

Prej tvteuta11:29, 25 Janar 2023

Fondi Humanitar “Trojet Tona” i cili selinë e vet e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me donacione të ndryshme ndihmon vendlindjen. Fokusi i tyre kryesor është tu gjinden pranë nevojtarëve, por jo vetëm thotë në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”  Vjollca Lika Çobaj, përfaqësuesja e fondacionit në Ulqin.

“Gjatë periudhës së kaluar donacionet ishin në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri tek arsimi. Medikamentet shëndetësore gjatë kohës së Covid 19 ishin  donacioni i cili ndihmoj bashkëqytetarët tanë, pastaj kanë vazhduar edhe me financimin e disa klubeve sportive, si atë të volejbollit dhe të karatesë. Bursat për student në dy vitet e kaluara ishin ndihmesë financiare për studentët e dalluar” thotë Lika Çobaj. Ajo përmend gjithashtu dhe donacionin për biblotekën e shkollës fillore “Bedri Elezaga” si dhe financimin e ansamblit “Trojet Tona”

Në fillim të muajit janar donacion shumë i rëndësishëm ishte ai në vlerë prej 150.000 $ për Spitalin e Tivarit nga familja Kurmemaj me të cilin janë pajisur sektori i Pediatrisë dhe Terapisë Fizikale.

Lika Çobaj lajmëron të gjithë studentët e dalluar nga Ana e Malit që të lajmërohen edhe këtë vit për bursat studentore.

  • 1

    Radio