Aktuale Më shumë

Fondacioni “Trojet Tona” mundësoi hapjen e klubit të Karates në Anë të Malit

Prej tvteuta20:58, 10 Mars 2023

Me ndihmën e bashkë atdhetarëve tanë , që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e bashkuara të Amerikes , në Anë të Malit u hapë klubi i karates “Ulqini -Ana e Malit”, kjo u mundesua falë Fondacionit  humanitar Shqiptaro Amerikan “Trojet Tona”,

Ne ishim në vizitë te ky klub për të par së afërmi stërvitjet e tyre ,  dhe të mesojmë më teper nga kryetrajneri ne lidhje me klubin, dhe për garat e rradhës që do mbahen së shpejti.

Sipas kryetrajnerit Kujtim Suka, në klub ushtrojnë rrethë 80-të fëmijë të moshave të ndryshme , nga mosha 6 deri në 12 vjeç.

Ai poashtu është i kënaqur me arritjet që kanë arritë si klub deri më tani, dhe shpreh falemnderimet  më të sinqerta për Fondacionin “Trojet Tona”.

Këto lloj investimesh ne dobi për komunitetit e sidomos per femijet dhe të rinjët,  janë më se të nevojshme dhe te qelluara per nje shoqëri të shëndoshë.

  • 1

    Radio