Sociale Më shumë

Filmi “Perla e Bunës” ‘në Ulqin me 4 mars

Prej tvteuta17:06, 11 Janar 2017

Filmi i regjisorit malazes Millan Karaxhiq “Perla e Bunës”, i cili është filmuar kryesisht në zonën e Ulqinit, përfundimisht do të shfaqet edhe për  audiencën e gjerë. Premiera e parë do të jetë në Beograd më 15 shkurt, me 16 shkurt në Novi Sad, ndërsa me 3 mars do të shfaqet në hotelin “Splendid” në Budva.

Në Ulqin, publiku do të ketë mundësi që premierën ta ndjek me datën 4 mars, një ditë pas do të shfaqet në Podgoricë , kurse për publikun e Vjenës në Austri me 17 mars. Aktori Millutin Mima Karaxhiç, e cila ka një nga rolet kryesore në këtë film, në fillim të xhirimeve tha se ky film do të jetë “një reklamë për Ulqinin që nuk ka të paguar”, njëlloj si e kishte Budva me serialin “Budva një hap larg detit”.

  • 1

    Radio