Politikë Më shumë

Fejzi Hoxha: „Me kuadro të rinj drejt administrimit vendor më efikas“

Prej tvteuta15:25, 25 Janar 2018

Socialdemokratët e Ulqinit do të përpiqen që administrata vendore të jetë më profesionale, efikase dhe e hapur për qytetarët, në mënyrë që administrata vendore të jetë shërbim me efikas për të gjithë qytetarët. Këtë do ta realizojmë me organizimin më të mirë të sekretarijatëve dhe angazhimin e kuadrove të arsimuar, profesional dhe të përkushtuar, me dyer të hapura për kuadro të rinj, të cilëve do të ju mundësojmë që të implementojnë njohuritë e reja dhe shfrytëzimin e teknologjive bashkëkohore. Ne mendojmë se duke pasur parasysh faktin që një pjesë e konsiderueshme e hapsirës së Ulqinit gjindet në zonen rurale, komunikimi me përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe qytetarët individualisht, duhet të jetë konstante dhe efikasë, me planifikim dhe realizim më të mirë para së gjithash projekteve infrastrukturore. Do të këmbëngulim që të forcojmë zyrën e projekteve e cila funksionon në kuader të komunes  e cila deri më tani ka pasur rezultate shumë të dobëta, në mënyrë  që të shfrytëzohen sa më mirë fondet e IPA-s të cilat janë në disponim, e që do të ishin me rendësi të posaçme për zhvillimin e Ulqinit. Socialdemokratët janë të vetëdijshëm për mangësitë e funksionimit të administratës vendore të Ulqinit në periudhën e kaluar, si dhe me sfidat e egzistuese dhe atyre që mund të ndodhin në periudhën e ardhëshme, por me vizion të qartë të zhvillimit të komunës sonë, ide të mira dhe çka është më e rëndësishme, njerëz të rinj dhe profesionist të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe punojnë me qëllim të zhvillimit me dinamik të komunës sonë, do të përballëmi më të gjitha ato që na presin mbas 4 shkurtit. Për këtë arsye të dashur bashkëqytetarë të dielen me 4 shkurt, dilni në zgjedhje dhe rrumbullaksoni numrin 1 votoni për administratën lokale më moderne, efikase dhe profesionale.

Fejzi Hoxha, kandidat në listen “Socialdemokratët- Ivan Brajoviq – Qëndrueshëm për Ulqin”

  • 1

    Radio