Sociale Më shumë

Fehim Avdiu: Dëmet nga ngricat 20 mijë euro

Prej tvteuta25 January 2017

Temperaturat ekstreme të ulëta kanë sjellur edhe dëme të konsiderueshme Ndërmmarrjes Komunale “Ujësjellës Kanalizime”. “Gjer më tani kemi ndërruarr mbi 200 orë matëse, mbi 100 ventile, kemi ndërhy në ndërrimin e shumë gypave të ujësjellësit që kanë plasaritur nga ngricat e mëdha. Edhe pse kemi paralajmëruar se do të kemi ngrica, kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë mbrojtjen e orëve dhe pjesëve të gypave që nuk janë të izoluara, si duket askush nuk i ka paramenduar këto temperatura të ulëta” shprehet drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës kanalizime “ Fehim Avdiu. “ Dëmet të cilat i kemi evituar gjer më tani kanë kaluar shumën prej 20 mijë eurove,dhe të gjitha këto pothuajse në kurriz të Ndërmarrjes Komunale, sepse është dashur të reagohet urgjentisht,se ka pasur humbje të mëdha të ujit, dhe ka ardhur deri tek shtypja shumë e vogël,kështu që në zonat e larta nuk ka pasur pothuajse aspak funizim me ujë të pijshëm” , shprehet Avdiu për televizionin Teuta.