Aktuale Më shumë

FD nuk ka numrat e duhur për të shkurtuar mandatin e Kuvendit

Prej tvteuta10:58, 14 Dhjetor 2021

Fronti Demokratik (DF) aktualisht nuk ka mbështetjen e një numri të mjaftueshëm deputetësh nga koalicioni qeverisës për të paraqitur iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi. Kushtetuta parashikon se për paraqitjen e propozimit për shkurtimin e mandatit të parlamentit kërkohet nënshkrimi i 25 deputetëve, pra pothuajse të gjithë nga koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, i cili fitoi 27 mandate në zgjedhjet parlamentare.

Mirëpo dje një pjesë e deputetëve të partive që ishin pjesë e kësaj aleance, thanë për portali “Vijesti” se nuk ishin për provokim të një krize parlamentare. Sipas kalkulimeve të këtij portali, FD mund të llogarisë vetëm në 16 nënshkrime, ndërsa 9 deputetët e tjerë ose janë kundër ose nuk janë prononcuar ende për këtë inciativë.

Deri tani dihet se deputetët e Malit të Ti të Vërtetë nuk do ta përkrahnin iniciativën, ashtu si edhe deputeti i Malit të Zi të Bashkuar, por as Partisë Socialiste Popullore.

  • 1

    Radio