Sociale Më shumë

Fakulteti Bioteknik do të përgatisë studimin për revitalizimin e Valdanosit

Prej tvteuta16:43, 13 Dhjetor 2016

Kryetari i komunës Nazif Cungu me bashkëpunëtorë  priti sot një grup ekspertësh të Fakultetit  Bioteknik nga Universiteti i Malit të Zi , përfaqësuesit  e Shoqatës  për kthimin e pronës në Valdanos, si dhe këshilltarin për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit.  Temë diskutimi ishte ullishta  në Valdanos.  Në takim u ra dakord që Fakulteti Bioteknik  në një kohë  optimale të hartojë një studim ku detajisht  do të  analizohet gjëndja  e ullishtës në Valdanos , masat dhe koston që kërkon  revitalizimi i këtij kompleksi të rëndësishëm. Ky do të jetë studimi  më i hollësishëm i punuar  ndonjëherë dhe  që  do të jetë bazë  e bisedimeve  që komuna do të  zhvillojë  me synim të vetëm për kthimin e ullishtës ish pronarëve të dikurshëm.

Kryetari Cungu edhe  me këtë rast shprehu gadishmërinë e Komunës për hartimin sa më parë të këtij studimi . Përndryshe ,komuna  edhe  këtë vit ka ndarë mjeteve per rregullimin e rrugëve dhe shtigjeve në ullishtën e Valdanosit.  Pas takimit  ekspertët e Fakultetit bioteknik, të shoqëruar nga anëtarët e Shoqatës për kthimin e pronës në Valdanos dhe  përfaqësues të Komunës shkuan për të vizituar ullishtën dhe së afërmi të njihen me gjendjen aktuale.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio