Aktuale Më shumë

Fabris: Ndoshta do të duhen shtrëngime të mëtejshme

Prej tvteuta10:09, 26 Dhjetor 2016

Ndihmës guvernatori i Bankës Qëndrore Nikolla Fabris, tha se pas fillimit të aplikimit të masave shtrenguese do të jetë e qartë nëse ato janë të mjaftueshme apo do të duhen shtrëngime të tjera. Sipas tij, ideja e themelimit të Bankës së Zhvillimit, të cilën gjatë fushatës zgjedhore e propozoi opozita, është e mirë por se për të duhen mjete të konsiderueshme të cilat për momentin nuk ekzistojnë. Në lidhje me mbledhjen e borxhit tatimor, Fabris tha se një pjesë e tij nuk mund të arkëtohet  pasi disa nga ndërmarrjet që i kanë ato borxhe tashmë nuk ekzistojnë.

Banka Qendrore i ka propozuar qeverisë disa masa të caktuara me qëllim që të përmirsohet mbledhja e tatimeve , duke avancuar mënyrën e llogaritjes së tatimeve nëpërmjet riprogramimit dhe ristrukturimit të borxhit.

  • 1

    Radio