Aktuale Më shumë

Është shtyrë marrja në pyetje e Abazoviqit, Novoviqit, Kenterës…

Prej tvteuta17:33, 9 Maj 2022

Është shtyrë seanca e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilën sot do të mbahej seanca kontrolluese e drejtuesve të sektorit të sigurisë, kryeministri Dritan Abazoviq dhe kryeprokurori i posaçëm Vlladimir Novoviq në lidhje me pretendimet e Europolit për policët Petar Llazoviq dhe Lubo Milloviq.

Gjithashtu ishte planifikuar që të merren në pyetje edhe Drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Brgjanin, shefi i Departamentit të Policisë Speciale, Predrag Sukoviq, ministri i Brendshëm, Filip Axhiq dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), Savo Kentera.

Kryetari i Komisionit, Millan Knezheviq, tha se PDS-ja vendosi ta bojkotojë seancën dhe në këtë mënyrë, siç thotë ai, rrezikon kuorumin.

Prandaj, fakti që tre deputetë dhanë dorëheqje pas kalimit në poste qeveritare, u vu në pikëpyetje kuorumi.

“Arsyeja pse sigurisht nuk do të kishte seancë dhe nëse do të kishte kuorum është fakti se para fillimit të seancës më thirri kryeprokurori special Vlladimir Novoviq dhe më kërkuan shtyrjen e seancës për shkak të operacionit aktual të arrestimit, për të cilën me siguri është i informuar i gjithë opinioni dhe ka të bëjë me arrestimin e kryetarit të Gjykatës Ekonomike, Bllazho Jovaniq”, tha Knezheviq.

Për këtë, siç tha ai, ka marrë vendim që të shtyhet seanca e bordit, e cila duhet të mbahet më vonë.

Marko Millaçiq nga Mali i Zi i vërtetë tha se deputetët e DPS-së nuk kanë ardhur thjesht vetëm për arsye të natyrës politike, që të mos diskutojnë lidhjet e tyre me Zoran Llazoviq, Velko Bellivuk …

  • 1

    Radio