Sociale Më shumë

Ekspozitë fotografike kushtuar lëvizjeve studentore të viteve ‘90

Prej tvteuta09:40, 18 Janar 2018

Qendra Kulturore  në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizojnë ekspozitën e fotografive me titull “’1 Tetori Përmes Fotografive të Kohës”.  Kjo ekspozitë i kushtohet demonstratës së 1 Tetorit 1997 dhe Lëvizjes Studentore në Kosovë 1997 – 1999 dhe  është bërë si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të kësaj lëvizjeje në Kosovë.

Ekspozita është ekspozuar në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, pastaj në Muzeun Kombëtar nëTiranë, në Mësënjëtoren e Parë Shqipe në Korçë dhe pas Ulqinit do të udhëtojë në të tjera vise shqiptare si në Manastir, Shkup, Tetovë, Shkodër dhe eventualisht në Durrës dhe Vlorë. Pas Prishtinës, Ekspozita është quajtur ‘Tre Lëvizje, Një Ideal’, duke evokuar lëvizjet studentore të viteve ’90-të në botën shqiptare, ku përfshihet Lëvizja e Dhjetorit 1990 në Tiranë dhe Lëvizja Studentore e Universitetit të Tetovës 1994 në Maqedoni. Për këtë arsye në hapje të ekspozitës do te flasin  përfaqësuesit e tre lëvizjeve . Ekspozita do të mbahet në Galerinë e Arteve ditën e premte me 19 janar ne fillim në ora 19.00.

  • 1

    Radio