Ekonomistët: Nuk ka arsye për rritjen e çmimit të energjisë

Prej tvteuta15:23, 15 Shkurt 2019

Paralajmërimi për rritjen e re të çmimit të energjisë ka ngjallur reagime nga subjektet politike, të cilët e kanë cilësuar atë si një vazhdim të plaçkitjes së popullit, por edhe ekonomistët kanë hedhur dyshime për nevojën e rritjes së çmimit. Analisti ekonomik Predrag Drecun, ka deklaruar se Mali i Zi ka resurse të mëdha energjie dhe nuk ekziston nevoja të ndihmojë sektorin privat në investime për energjinë  e gjelbërt. Ai shtoi se është normale që të ketë investime në drejtime të burimeve të rinovueshme të energjisë por jo që edhe të ketë subvencionime që thyhen përmes kurrizit të qytetarëve. Sipas Drecun, energjia është e drejtë themelore njerzore dhe shteti duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ketë rol në formimin e çmimit të energjisë.

  • 1

    Radio