Rajoni/Bota Më shumë

E mërkura, Ditë Zie në Kosovë

Prej tvteuta14:23, 2 Korrik 2024

Kosova e ka shpallur 3 korrikun ditë zie kombëtare në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare i cili ndërroi jetë të hënën e 1 korrikut. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.
Sakaq, Shqipëria ka shpallur ditë zie kombëtare 2 dhe 3 korrikunl, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë. Të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00. Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare do të përcillet të mërkurën në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.

  • 1

    Radio