Sociale Më shumë

Dr. Hollaj: Gratë shtatëzëna janë të rrezikuara nga koronavirusi njëlloj si pjesa tjetër e popullatës

Prej tvteuta11:29, 20 Mars 2020

Ndërkohë që koronavirusi po merr jetën e mijëra njerëzve në gjithë botën dhe tashmë janë konfirmuar raste edhe në vendin tonë, shqetësimet kanë prekur edhe gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse të cilat vazhdimisht pyesin nëse rrezikohen nga koronavirusi. Gratë shtatëzëna janë njëlloj të rrezikuara ashtu se edhe pjesa e tjetër e popullatës dhe duhet të tregohen të kujdesëshme me me situatën e krijuar, për këtë arsye kufizimi i lëvizjes dhe qëndrimi në shtëpi është një prej metodave më të mira për të shmangur infektimin apo shpërndarjen, thotë gjinekologja Sadije Hollaj. Ajo poashtu këshillon që të ushqehen shëndetshëm, të ruajnë qetësinë dhe të anashkalojnë kontrollat e panevojshme në Shtëpinë e shëndetit.

  • 1

    Radio