DR. ÇAPUNI: NË KËTË SEANCË PRITET TË APROVOHET EMRI I SHTATORËS „GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU“
Prej tvteuta18:03, 15 Mars 2019
Mbledhja e e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinitdo të mbahet me datë 18 mars ditën e hënë ,me fillim në ora 11:00 në sallën e Madhe të Kuvendit Komunal.Para këshilltarëve do të gjinden 17 pika të rendit të ditës
Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Ilir Çapuni tha se rendi i ditës sipas të gjitha gjasave do të plotësohet edhe me një pikjë tjetër e cila ka zgjuar debata mediatike,në vend dhe në diasposorë,por e cila pritet të zgjojë edhe këtu interesimin më të madh
„Me vendim të Kuvendit është dhënë në pëlqim Ministrisë së Kulturës ndrrimi i emrit të shtatores që ishte me emër të cungur „Gjergj Kastrioti“,dhe tani duhet të aprovohet në Kuvend emri i vërtet“ Gjergj Kastrioti Skenderbeu.“