Dogana e Kosovës kalon një miliard euro të hyra
Prej tvteuta22 December 2016
Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi një miliard euro të hyra çka është vlerësuar si sukses i madh i Doganës nga zyrtarët e saj. Nëpërmes një komunikate për media thuhet se për herë të parë që nga themelimi i doganës 17 vite më parë është arritur të tejkalohen të hyrat e mbledhura në lartësinë prej 1 miliard euro. “Dogana e Kosovës ka trend të lartë të mbledhjes së të hyrave në këtë përfundim të vitit. Më saktësisht Dogana deri tani ka 98.2 milionë më shumë se vitin e kaluar , kurse shprehur në përqindje kemi 10,7 % më shumë. Derisa gjatë vitit të kaluar ne kishim 915,9 milionë tanimë kemi mbi 1 miliard euro të grumbulluara”, thuhet në komunikatën e Doganës.