Digjet makina përcjellëse e kryetarit të PDS Millo Gjukanoviq
Prej tvteuta09:59, 3 Nëntor 2017
Tre persona kanë marrë lëndime, kur një veturë që e shoqëronte ish kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, u përfshi në flakë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën Podgoricë-Cetinje, ndërsa Gjukanoviq nuk ka pësuar lëndime pasi ndodhej në makinë tjetër.
Gjukanoviq po udhëtonte në BUdva ku mori pjesë në konferencën e komuniteteve hebreje në Evropën juglindore.