Sociale Më shumë

Deri tani janë mbledhur 31.000 euro për shërimin e Adeas

Prej tvteuta09:52, 14 Dhjetor 2017

31 mijë euro është shuma e grumbulluar deri më tani për shërimin e Adea Dervishagës jashtë shtetit , vogelushës që vuan nga paraliza cerebrale. Donacionet po mbërrijnë përmes tre burimeve të ndryshme ; permes fondacionit Budi Human , atij Go fund me dhe permes zhiro llogarise së vlefshme brenda territorit të Malit të Zi. Nëna e Adeas, Melisa Dervishaga, shprehet e lumtur dhe falenderuese ndaj te gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë drejtim, duke deklaruar se shpresat janë të mëdha qëAdea shumë shpejt të udhëtojë drejtë Turqisë dhe të fillojë me procedurat e shërimit. Me 14 të këtij muaji në SHBA, bashkëatdhetarët Lulzim dhe Drita Popi do të organizojnë mbremje donatorësh për Adea Dervishagën.

Shuma e nevojshme për sherimin e Adeas është 45 mijë euro.

  • 1

    Radio