Aktuale Më shumë

Demokratët: Podgorica të jetë një qytet i përshtatur për të gjithë

Prej tvteuta16:45, 19 Dhjetor 2021

Me rastin e 19 Dhjetorit – Ditës së Podgoricës, klubi i këshilltarëve të Demokratëve të Kryeqytetit tha se Podgorica duhet të bëhet qytet i përshtatur për njerëzit, qytet në të cilin jetohet. “Një qytet që është vërtet i dashur nga të gjithë banorët e tij. Ajo duhet të jetë e stolisur me kultura të ndryshme, zakone dhe njerëz të ndryshëm”, thonë demokratët dhe shtojnë se Podgorica duhet të jetë një qytet ku takohemi dhe pranbohemi.

“Në këtë ditë, mbi të gjitha, duhet të kujtojmë ata që dhanë jetën për liri. Dhe e dhanë atë në luftën e guximshme antifashiste, vlerat e së cilës i trashëgojmë edhe sot dhe mbi të cilën mbështetet rruga jonë. Që sakrifica e tyre të mos jetë e kotë, ne duhet të ruajmë lirinë dhe trashëgiminë tonë antifashiste. Sekreti i lirisë është guximi dhe për këtë arsye, ashtu si paraardhësit tanë, duhet ta kemi atë për ta çliruar Podgoricën nga çdo e keqe dhe për t’i dhënë vrull për zhvillimin e ardhshëm si qytet i lirisë, përparimit të vërtetë dhe qytet i të gjithëve qytetarëve e saj”, thanë demokratët.

Si qendra ekonomike dhe administrative e Malit të Zi tonë, Podgorica, thonë demokratët, duhet të bëhet e ngjashme me ato qytete evropiane dhe botërore për suksesin e të cilave ne përpiqemi.

  • 1

    Radio