Aktuale Më shumë

“Dëmi është i madh, qeveria do të ndihmojë”

Prej tvteuta15:05, 2 Korrik 2024

Ministri i Transportit dhe Detaris, Filip Radulloviq ka vizituar portin e Tivarit, ku mëngjesin e sotëm një stuhi e fortë rrëzoi vinçat dhe theu urat e transportit. Ai paralajmëroi ndihmë financiare nga Qeveria e Malit të Zi.

“Ranë tri ura transporti dhe një vinç. Më duhet të them se gjendja është e keqe, se do të ketë dëme të mëdha, por më e rëndësishmja është se askush nuk është lënduar”, tha Raduloviq.

Ai thotë se në periudhën e ardhshme Qeveria do ta shohë shkallën e dëmit.

“Por ajo që mund të them në këtë moment është se si Qeveri e përgjegjshme do të qëndrojmë pas Portit të Tivarit dhe se ekziston mundësia që në Ligjin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore të jepet një shumë për gjëra të tilla për shkak të fatkeqësive natyrore”, vuri në dukje ai.

Ai thotë se qeveria do të ndihmojë sapo të kenë një shifër konkrete për dëmet materiale.

“Ne presim që kjo të ndodhë në periudhën e ardhshme, në një periudhë të shpejtë, por ne qëndrojmë prapa Portit të Tivarit dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”, thotë Radulloviq.

  • 1

    Radio