Politikë Më shumë

Cungu: Bojkoti eventual i zgjedhjeve nga opozita nuk sjell asgjë pozitive

Prej tvteuta10:16, 18 Qershor 2020

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Mal të Zi, sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të muajit gusht ose në fillim të shtatorit, dhe se për këtë duket se ekziston një konsenzus me të cilin pajtohen edhe subjektet shqiptare në koalicionin qeverisës. Këtë për Tv Teuta e konfirmoi edhe  vetë kryetari i Forcës së re Demokratike, Nazif Cungu.

Ai shtoi se refuzimi i opozitës për të dialoguar në lidhje me ndryshimin e legjislaturës zgjedhore, më së shumti u ka krijuar dëm subjekteve shqiptare, të cilët nuk janë të kënaqur me atë aktualen pasi është diskriminuese.

Siaps Cungut,  bojkoti eventual i zgjedhjeve nga opozita nuk mund të sjellë asgjë pozitive, pasi në shoqëritë demokratike në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjithë.

 

  • 1

    Radio