Covid 19 në Mal të Zi: 756 raste të reja, 11 viktima
Prej tvteuta15:45, 24 Janar 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 756 raste të reja me Covid 19, ndërsa plot 11 persona e kanë humbur jetën. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 243, Nikshiq 157, Tivar 78, ndërsa në Ulqin 15 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 1.069 të infektuar.