Covid 19 në Mal të Zi: 187 infeksione të reja, pa viktima
Prej tvteuta16:38, 4 Korrik 2022
Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 187 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk janë raportuar.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 76, Nikshiq 20, Kotorr 19 , ndërsa në Ulqin u regjistruan 11 infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 100 persona, ndërsa rastet aktive janë 1707.