Covid-19 : 565 raste të reja dhe 7 viktima. 6 raste në Ulqin
Prej tvteuta19:06, 26 Janar 2021

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1887 testime për Covid 19, nga të cilët 565 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar 7 viktima nga sëmundja. Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 217, Nikshiq 63, Budva 55, ndërsa në Ulqin u regjistruan 6 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 533 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.806, prej të cilëve 31 në komunën e Ulqinit.