Covid-19 : 504 raste të reja dhe 7 viktima. 3 raste në Ulqin
Prej tvteuta19:14, 2 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1791 testime për Covid 19, nga të cilët 504 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 7 viktima nga sëmundja, ku më i riu kishte 57 ndërsa më i moshuari 87 vjet. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 195, Nikshiq 70, Budva 48, ndërsa në Ulqin u regjistruan 3 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për shëruar 538 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.204, prej të cilëve 44 në komunën e Ulqinit.