Clinton: Lajmet e pavërteta po cenojnë demokracinë
Prej tvteuta9 December 2016
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e pavërteta” si “rrezik” që duhet të ndalohet, gjatë paraqitjes së saj të dytë prejse ka humbur garën presidenciale, në kohën e përhapjes së madhe të propagandës.
“Ne duhet të ngritemi për të mbrojtur demokracinë tonë” dhe të zvogëlojmë “epideminë e lajmeve të pavërteta dhe propagandës false që ka vërshuar rrjetet sociale përgjatë vitit të fundit”, ka thënë Clinton në Uashington më 8 dhjetor. “Tani është e qartë se të ashtuquajturat ‘lajme të pavërteta’ mund të kenë pasoja në botën e vërtetë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën apo militantizëm. Jetërat janë në rrezik”, ka thënë ajo.