Sociale Më shumë

Buzuku: Nuk do të rri duarkryq

Prej tvteuta16:01, 22 Janar 2018

Arkitekti i njohur Valon Buzuku është emëruar si arkitekti kryesor i qytetit për territorin e Komunës së Ulqinit. Pozita e arkitektit kryesor është përcaktuar me Ligjin e ri për Planifikim Hapësinor, dhe për këtë post duhen kualifikime të larta dhe përvojë pune për më shumë se 10 vjet në arkitekturë dhe urbanizëm. Duke vlerësuar ekspertizën, profesionalizmin dhe përvojën e mëparshme të punës së tij, Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu zgjodhi për këtë post pikërisht Buzukun ,sepse i plotësonte të gjitha kushtet për kryerjen e suksesshme të kësaj detyre. Si i ftuar në emisionin e mëngjesit të Televizionit Teuta, Buzuku sqaroi se Arkitekti i Qytetit emërohet për të zbatuar udhëzimet e qeverisë për zhvillimin e arkitekturës, dhe ato duhet të miratohen brenda një viti pas hyrjes në fuqi të ligjit. Gjithashtu, ai jep pëlqimin për projektet ideore të objekteve dhe hapsirave publike, për pamjen fizike të objekteve, projekteve urbanistike, punon detyrën programore për projektet urbanistike dhe jep pëlqimin për paraqitjen vizuale të çdo strukture të përkohshme. Siç thotë ai, çdo gjë që ka të bëjë me ndërtimin duhet të kalojë nëpër nj filter të caktuar.  Buzuku thotë se nuk do të rrijë duarkryq deri në kalimin e afatit njëvjeçar . “Fillimisht kam qëllim që të mbledh të gjitha zyrat eminente të projektimit në Ulqin, dhe të gjithë së bashku të japin zgjidhje ideore për planifikim, në mënyrë që të kemi përfundimisht një sintezë të të gjitha ideve dhe zgjidhjeve, çka me siguri do të ishte zgjidhja më e mirë”, thotë Buzuku.

  • 1

    Radio