Sociale Më shumë

Buxheti për vitin 2018: 120.000 euro për rregullimin e Katërkollës, 192.000 për ndriçim në rrugën Shtoj-Adë

Prej tvteuta09:50, 6 Dhjetor 2017

Me propozim buxhetin për vitin 2018, Komuna e Ulqinit ka paraparë një sërë investimesh kapitale në qytetet dhe rrethinë, disa prej të cilëve janë më së të nevojshëm. Bien në sy planet për rregullimin e qendrës së Katërkollës, për të cilën janë parashikuar 120.000 euro, ndriçimi i rrugës Shtoj-Adë me vlerë 192.000 euro, ndriçimi në rrugën Ymer Pizreni-Valdanos, 75.000 euro,  ndërtimi i rrethit në dalje të qytetit në rrugën për Tivar, ndërtimi i rrugës në Fushë të Ulqinit, si dhe mjaft të tjera me vlerë më të vogël.

Nga Komuna thonë se gjatë vitit aktual janë realizuar të gjitha investimet e planifikuara, përveç atij prej 5 milionë euro në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, i cili prë shkak të procesit të zgjatur të eksproprijimit , duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm.

  • 1

    Radio