Slider

Aktuale Më shumë

Bursa për sportistet e Taekwondo-së

Prej tvteuta20 February 2024

Në bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit 2023, tre sportiste nga klubi i Taekwondo-së Ulqini do të fitojnë bursë sportive nga Ministria e Sportit të Malit të Zi për vitin 2024. Sportistet: Sara Kraja, Amella Nuti dhe Arta Ismailaga. Sportistja SARA KRAJA bartëse e shumë medaljeve: Kampione Malit të Zi, Kampione Ballkani, Nënkampione e Kampionatit Evropian për Shkolla, Kampione Europe (small state), 5 medalje të Premijer Ligës niveli G/E, 9 medalje të arta në turnet ndërkombëtare, Në ranglistën Evropiane rënditet e 7-ta, Anëtare e përfaqësueses së Malit të Zi. Sportistja AMELLA NUTI bartëse e medaljeve:Kampione e Malit të Zi Vendi 5-të Ballkan, Vendi tretë, medalje bronzi kampionatin Evropian, Nënkampione në Europianin (small state), 4 medalje të Premijer Ligës niveli G/E, 7 të arta në turnamentet ndërkombëtare, Në ranglistën Evropiane rënditet e 8-ta, Anëtare e përfaqësueses së Malit të Zi. Sportistja ARTA ISMAILAGA bartëse: Kampione e Malit të Zi, Nënkampione e kampionatit Evropian për Shkolla, Kampione Europe (small state), 5 medalje të Premijer Ligës niveli G/E, 8 të arta në turnamentet ndërkombëtare, Në ranglistën Evropiane rënditet e 9-ta, Anëtare e përfaqësueses së Malit të Zi.