Aktuale Më shumë

Bullajiq: Nuk do të ketë seancë më 3 mars. URA: Po hyhet në territorin e puçit kushtetues

Prej tvteuta17:47, 25 Shkurt 2022

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Strahinja Bulajiq (DF), ka bërë të ditur se nuk do të thërrasë seancë të Kuvendit për 3 mars, gjë që u kërkua nga opozita dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”. “Duke pasur parasysh kompleksitetin e theksuar të situatës në Mal të Zi dhe sfidat e mëdha për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit, shfrytëzoj rastin për të informuar publikun ndërkombëtar dhe atë vendas se nuk do të caktoj një seancë të Kuvendit të Malit të Zi, pasi nuk janë plotësuar kushtet politike dhe nuk dua të jap as kontributin më të vogël në rrezikimin e vlerave dhe parimeve themelore demokratike, të rendit kushtetues, veçanërisht nenit 2, paragrafit 3 të Kushtetutës së Malit të Zi, i cili përcakton se nuk mund të formohet qeveri e cila nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve. Kjo do të thotë se seanca e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të bëhej kërkesa për përfundimin e vullnetit zgjedhor nga 30.08.2020, nuk mund të caktohet. “, tha Bullajiq.

Nga Partia Socialdemokrate vendimin e Bullajiq e kanë cilësuar si shkelje flagrante të demokracisë, ndrëa në LQ URA thonë se bllokimi i parlamentit do të kishte elemente të puçit kushtetues. Drejtori politik i kësaj partie Zoran Mikiq, tha se Bullajiq njihet si njeri i ndershëm dhe me përvojë dhe se besojnë se nuk do të lejojë të hyjë në territorin e shkeljes së Kushtetutës.

  • 1

    Radio