Slider Më shumë

Britania synon heqjen e masave kufizuese kundër COVID-19

Prej tvteuta18:41, 17 Janar 2022

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftua dje se synon të largojë masat e fundit kufizuese më vonë këtë muaj derisa vala e infeksionit me Omicron po bie. Muajin e kaluar, Anglia kaloi te “Plani B” në lidhje me masat kufizuese duke vënë në fuqi sërish udhëzimet për punë nga shtëpia dhe kërkesat për pasaportë vaksinimi për të marrë pjesë në evente më të mëdha.

Qeveria do të largojë këto masa më 26 janar por obligimi për vendosjen e maskës mund të vazhdojë sipas raportimeve. Ministri Oliver Doëden, bashkëkryetar i partisë konservatore të kryeministrit, Boris Johnson, tha se “shenjat ishin inkurajuese”. “Ka qenë gjithmonë shpresa ime që do të kishim kufizimet e Planit B për periudhën më të shkurtër të mundshme,” tha ai në Sky Njuz.

“Unë nuk kam asnjë dyshim llojin e ngarkesave që kjo i vendos mikpritjes, biznesit më të gjerë, shkollave dhe kështu me radhë dhe unë dua që ne t’i heqim qafe ato nëse mundemi”, deklaroi Doëden.

  • 1

    Radio