Sociale Më shumë

Boshnjakët në krye të të Mirave Detare dhe Parqeve Nacionale?

Prej tvteuta10:02, 20 Janar 2017

Sipas burimeve të gazetës “Pobjeda”, në krye të ndërmarrjeve të Mirat Detare  dhe Parqet Nacionale do të vijnë kuadro të Partisë Boshnjake, si rezultat i marrëveshjes me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Në krye të të Mirave Detare parashikohet drejtori politik i Partisë Boshnjake Suljo Mustafiq, kurse për Parqet Nacionale akoma nuk ka emra konkret. Pritet që drejtoresha aktuale Azra Vukoviq të shkarkohet në një nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, dhe të kalojë në një post tjetër në këtë ndërmarrje.  Sipas marrëveshjes së koalicionit Partisë Boshnjake duhet ti takojnë 10% e posteve në ndërmarrjet publike.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio