Ekonomi Më shumë

Bojaniq: Gjendja në Montenegro Airlines është e rëndë

Prej tvteuta19:10, 14 Dhjetor 2020

Kompania ajrore Montenegro Airlines është në probleme të mëdha financiare dhe situata është lënë pas dore. Kjo u njoftua në një konferencë për media nga Ministri i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq. Ai njoftoi se Agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë një vendim të përkohshëm për të pezulluar ndihmën për këtë kompani. “Jemi në pozicion ngërçi. Një pjesë e fondeve u përdor, kurse pjesa tjetër u bllokua. Montenegro Airlines ka probleme likuiditeti …”, tha Bojaniq. Ai gjithashtu theksoi se e ardhmja e linjës ajrore do të ndikojë në ekonominë e përgjithshme të Malit të Zi. Bojaniq njoftoi gjithashtu se ishte marrë një vendim mbi formimin e një komisioni ndërsektorial për përmirësimin e qeverisjes korporative të kompanive që janë në pronësi shtetërore. “Ka rreth 20 ndërmarrje shtetërore vetëm brenda Ministrisë së Investimeve Kapitale … Ka pasur punësime të mëdha në muajt e fundit. Këto ditë po përgatiten sistematizimet për të mbuluar ato punësime … Unë u dërgova një letër këtyre 20 kompanive, me kërkesën për të paraqitur numrin e të punësuarve të rinj nga 1 korriku, deklaroi Bojaniq.  Duamë të ndalojmë atë që po ndodh, pasi është e palogjikshme që kompanitë që kanë ulje të të ardhurave të rrisin numrin e të punësuarve, tha ndër të tjera Bojaniq.

 

  • 1

    Radio