Sociale Më shumë

BL.KATËRKOLLË: AKTIVITETET E MANDATIT KATËRVJEÇARE

Prej tvteuta12:59, 24 Shkurt 2016

    Bashkësia Lokale Katërkollë- në aktivitetin e vet katërvjeçar ka bërë përpjekjet e veta që ti kryejë obligimet më mundësitë modeste që ka pasur. Më iniciativën e qytetarëve më datë 22.04.2012 në Kinosallë u bë riorganizimi i Bl.Katërkollë ku u zgjodh këshilli dhe kryetari i Këshillit të BL.Katërkollë. Në periudhën e këtij mandati katërvjeçar jemi munduar brenda mundësive të jemi zëri i qytetarëve për kërkesat dhe problemet më të cilat ato ballafaqohen ku duhet të përmendim se kemi dërguar institucioneve lokale dhe qendrore disa kërkesa si: kërkesa për problemet më ujë, për vendosjen e kontenjerave, për ndërtimin e trotuareve , udhëkryqit Krajë-Sukobinë –Ulqin, për vendosjen e një baze operative të policisë në rajonin e Anës së Malit, për gërmimet arkeologjike në Shas, për gjelbërimin dhe pastrimin e Shasit, për tregun dhe terrenet sportive, për rikonstruktimin e rrugës së re që është ndërtu, për vendosjen e një mjeku të tretë dhe kujdestarinë në Katërkollë, për mirëmbajtjen e qytetit të Vjetër të Shasit, për hapjen e rrugës në stadium të Shasit, për respektimin e dygjuhësisë në tabelat parandaluese për mbeturina, për rikthimin e kujdestarisë në stacionin e elektrodistribucionit në Katërkollë, për rinovimin dhe sanimin e objektit ku është zyra e vendit, për problemin e ujrave të prronit, për pastrimin dhe rihapjen e rrugës që çon në liqe të Shasit, për asfaltimin e disa rrugëve lokale , për parapamjen e mjeteve në buxhet për investime në këtë zonë,  për parkingje, për plane etj, ku nga një pjesë e mirë e tyre kemi marrë përgjigje pozitive dhe të gjitha i posedojmë më shkrim të arkivuara. Kemi bërë vërejtjet në Planin Hapsinorë Urbanistik për zonën e Shasit ku dhe na janë pranuar sugjerimet dhe vërejtjet tona. Në planin urbanistik të Katërkollës i cili është në fazën përfundimtare janë pranuar një pjesë e kërkesave tona dhe së shpejti pritet të dalë në shqyrtim publik.                                                                                                Gjithashtu kemi marrë një sërë iniciativash më institucionet lokale , shoqata , donator  dhe bashkësi tjera lokale si pastrimi i qytetit të vjetër të Shasit, pastrimi i shkollës së vjetër në Katërkollë, vendosja e tubacionave, mbushja dhe asfaltimi i  rrugës së bigzave , ndërtimi i trotuareve në qendër , hapja e rrugës në stadium të Shasit, rihapja, pastrimi dhe mbushja  e rrugës që të çon në liqe të Shasit, sanimi dhe rinovimi i objektit të zyrës së bashkësisë lokale, të cilat janë disa nga aktivitetet dhe iniciativat tona të përbashkëta më këto institucione dhe  i falendërojmë për përkrahjen që na kanë dhënë. Gjatë vitit të kaluar Komuna e Ulqinit, gjegjësisht sekretariati që i ka nën mbikëqyrje bashkësitë lokale na ka mundësuar edhe hapjen e xhirrollogarive, dhe kanë paraparë shuma modeste për funksionimin e bashkësive lokale. Gjatë këtij mandati katërvjeçar në institucionin e BL.Katërkollë kemi arritur që ti vendosim disa korniza bazë të funksionimit dhe konsolidimit të tij.

Tani pasi jemi në fund të mandatit të këshillit, Bashkësia Lokale .Katërkollë do të marrë iniciativën për  përgaditjen e zgjedhjes së këshillit dhe kryetarit  të ri në prill të këtij viti për mandatin e ri katërvjeçar.

Me respekt,                                                                                  Kryetari i BL.Katërkollë

 Katërkollë, 23.02.2016                                                                         Sabri SALAJ

  • 1

    Radio