Beciq rizgjedhet ne krye te Demokrateve
Prej tvteuta07:51, 28 Maj 2019
Aleksa Beciq eshte rizgjedhe per kryetar te Demokrateve te Malit te Zi ne Kongresin e dyte te ketij subjekti politik I cili eshte mbajtur te dielen me 26 maj. Ai ne fjalimin e tij ka porositur se do te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo te interesave personale, duke theksuar se anetaresimi ne Unionin evropian dhe zhvillimi ekonomik nuk kane alternative. Beciq ka deklaruar se do te vazhdoje te luftoje kunder institucioneve te roberuara dhe do te punoje ne eliminimin e te gjitha llojeve te korupcionit dhe kriminalitetit, e poashtu ka theksuar se asnjehere nuk do te bashkepunoje me PDS-ne por vetem me opoziten e mirefillte.