Slider Më shumë

BE njeh certifikatën Covid të Malit të Zi

Prej tvteuta19:09, 21 Dhjetor 2021

Komisioni Evropian ka miratuar vendimin për njohjen e certifikatave Covid të lëshuara nga Mali i Zi, të cilat do të pranohen me të njëjtat kushte si certifikatat dixhitale Covid në vendet e BE-së. Përveç Malit të Zi, certifikatat dixhitale të covid-it njihen edhe për Tajvanin, Tunizinë, Tajlandën dhe Uruguain.

Komisioneri i Drejtësisë Didier Reynders tha se ky vit ishte një sukses kur bëhet fjalë për prezantimin e certifikatës dixhitale të BE-së për COVID. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi dhe vendet e tjera të listuara kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën dixhitale të BE-së për COVID për qytetarët e që vijnë nga vendet bllokut.

Ky vendim i Komisionit do të hyjë në fuqi nesër.

  • 1

    Radio