Sporti Më shumë

Basketbollistë presin Sutjeskën në ndeshjen derbi

Prej tvteuta15:35, 15 Dhjetor 2017

Basketbollistët e Ulqinit në kuadër të xhiros së shtatë të Erste Ligës, të shtunën do të luajnë ndaj ekipit të Sutjeskës nga Nikshiqi. Trajneri Darko Vujaçiq thotë për televizionin Teuta se edhe në këtë sfidë do të japin maksimumin për të regjistruar fitoren e rradhës. Kapiteni Millan Llatkoviq thotë se atmosfera në skuadër është pozitive edh pse disa nga lojtarët nuk kanë mundur të stërviten për shkak të dëmtimeve.

Ditët e fundit skuadra është përforcuar edhe nga lojtari i ri Mirosllav Damjanoviq, i cili do të ketë mundësi të tregojë cilësitë e veta që nga ndeshja e ardhëshme.Deri në përfundim të pjesës së parë të kampionatit kanë mbetur edhe dy ndeshje, pas të cilave fillojnë ndeshjet e Kupës së Malit të Zi dhe përgatitjet për pjesën e dytë. Ndeshja ndaj Sutjeskës fillon në orën 18.00, dhe trajneri Vujaçiq u bën thirrje tifozëve që të marrin pjesë në numër sa më të madh.

  • 1

    Radio