Rajoni/Bota Më shumë

Bashkëpunimi policor rajonal çon në sekuestrimin e mbi 600kg drogë

Prej tvteuta09:39, 11 Janar 2018

Bashkëpunimi policor në mes Malit të Zi , Shqipërisë dhe Italisë, ka rezultuar me sekuestrimin e tre mjeteve lundruese në ujrat e Malit të Zi,  si dhe mbi 600kg drogë në Shqipëri, njoftojnë nga Drejtoria e Policisë.

Nga ky organ thonë se rezultati ishte pjesë e aksionit për ndërprerjen e kanalit të kontrabandës në mes Shqipërisë dhe Italisë, që çonte nëpër vendet e tjera evropiane. Në këtë proces në ujrat e Malit të Zi janë ndaluar edhe 5 persona, shtetas të Mali të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, prej të cilëve janë marrë deklaratat dhe të cilat u janë dërguar kolegëve në Shqipëri, thonë nga Drejtoria e policisë e Malit të Zi.

  • 1

    Radio