Ekonomi Më shumë

Bankat në Mal të Zi janë të sigurta

Prej tvteuta15:51, 31 Tetor 2017

Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiq, tha se kursimi në banka është fitimprurës pasi ato në Mal të Zi janë të sigurta. Kjo përgjigje erdhi se pasojë  e deklaratave të analistëve financiar se kursimi nuk është fitimprurës për arsye të interesit të ulët që bankat ofrojnë në depozitët e kursimit. Zhugiq njoftoi se depoziti total në bankat e Malit të Zi është 3,1 miliardë euro, çka tregon besueshmëri të madhe në bankat e vendit.

Kryetari i Shoqatës së bankave Esad Zaimoviq tha se qytetarët nuk duhet ti mbajnë kursimet në shtëpi pasi nuk kanë kurrfarë përfitimi dhe se rreziku është tepër i lartë.

  • 1

    Radio