Sociale Më shumë

Banka e Ushqimit: Apel për të ndihmuar familjen nga Ulqini

Prej tvteuta15:36, 27 Dhjetor 2016

Banka e Ushqimit vazhdon të tërheq vëmendjen e opinionit publik për  familjet në nevojë në komunën e Ulqinit. Kësaj rradhe bëhet fjalë për familjen e Belkize Sahebkran, 63 vjeçare, si dhe dy djemt e saj Shefketin dhe Samanin.

Pas shkatërrimit të barakës së tyre në kampin e refugjatëve, kjo familje ka mbetur pa strehim, dhe si zgjidhje të përkohëshme po shfrytëzojnë ish kafenenë në Plazh të Madh. Të tre pjestarët e familjes janë në gjendje të keqe shëndetsore dhe pa kurrfarë të ardhuradh, pasi djemt janë të papunë, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Çdo ndihmë për këtë familje është e mirëseardhur , sidomos strehimi i përhershëm, pasi në çdo moment ato përsëri mund të gjenden në rrugë të madhe.

  • 1

    Radio