Aktuale Më shumë

Ballkani në zhvillime sipër të infrastrukturës rrugore

Prej tvteuta10:23, 4 Dhjetor 2015

Rajoni i Ballkanit në dekadën e ardhshme do të jetë zonë e zhvillimit të infrastrukturës rrugore , është vlerësuar në takimin vjetorë të ministrave të komunikacionit në Tiranë në kuadër të Memorandumit për mirëkuptim për zhvillimin e rrjetit themelor rajonal transportues  në Evropën jug lindore.

Temë qendrore e takimit  ka qenë rrjeti transportues Trans evropian për Ballkanin Perëndimor , ndarja e përgjegjësive dhe mundësit e shtuara. Ministri për komunikacion i Malit të Zi Ivan Brajoviq, ka theksuar se nuk ka dyshim se transporti dhe investimet në infrastrukturën transportuese janë me rëndësi esenciale për funksionimin e tregut ekonomik.

Nga Ministria është kumtuar se temat kryesore të definuara të rrjetit rrugor në Mal të Zi përfshijnë dy  drejtime rrugore dhe hekurudhore. Kjo ka të bëjë me autostradën Tivar -Bolare deri në kufirin me Serbinë dhe korridori i Jonit dhe Adriatikut , respektivisht lidhja me Kroacinë dhe Shqipërinë. Po ashtu kjo ka të bëjë edhe me hekurudhën Tivar-Vrbnica dhe Podgoricë-Tiranë me portin e Tivarit dhe aeroportin në Podgoricë

  • 1

    Radio