Aktuale Më shumë

Bajraktari: “Veprimtaritë Komunale” në situatë të rëndë. Ish udhëheqja duhet të jetë interesim i organeve të hetimit

Prej tvteuta16:28, 29 Shtator 2022

Në konferencën e sotme lidhur me 100 ditët e para të punës së pushtetit lokal, kryetari i Komunës Omer Bajraktari, foli edhe për situatën në ndërmarrje publike lokale.

Ai tha se ndërmarrja “Veprimtaritë Komunale”ndodhet në situatë të rëndë financiare, dhe se ish udhëheqja e saj duhet të jetë objekt interesimi i organeve kompetente.

Ai shprehu besimin se menaxhmenti i ri do të jetë në gjendje të kapërcejë këtë situatë, në mënyrë që ajo të vazhdojë funksionimin e rregullt.

Sa u përket ndërmarrjeve të tjera, ai tha se disa prej tyre nuk mund të jenë profitabile, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të punojnë dhe angazhohen më tepër, në mënyrë që të meritojnë mjetet që ndahen.

  • 1

    Radio