Aktuale Më shumë

Arrestohet Rade Millosheviq. Dyshohet si pjesmarrës në kontrabandën e cigareve

Prej tvteuta13:41, 2 Tetor 2022

Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, Rade Millosheviq, është arrestuar mbrëmë në një aksion të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin se ishte pjesë e një zinxhiri të organizuar që kontrabandonte cigare, të cilat shteti i kishte konfiskuar këtë verë në Zonën e Lirë Doganore të Portit të Tivarit.

Millosheviq dhe disa zyrtarë të tjerë të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave janë arrestuar për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandës së cigareve. Në Prokurorinë Speciale besojnë se një numër i paketave të konfiskuara nuk janë djegur në furra, siç është publikuar në dokumentet e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, por një pjesë e tyre kanë përfunduar në zinxhirin e kontrabandës. Drejtoria në fjalë ka organizuar djegjen e parë të cigareve më 30 qershor të këtij viti, në fabrikën private “Javorak” në Nikshiq.

Në atë operacion të fshehtë, pa dijeninë e Drejtorisë së Policisë, para komisionit katër anëtarësh të caktuar nga vetë Millosheviq, është shkatërruar një pjesë e cigareve, por asnjëherë nuk është bërë e ditur sasia.  Ai operacion sekret, duket se ishte sinjal se diçka e dyshimtë po ndodh  dhe se djegja e cigareve mund të jetë mbulesë për kontrabandë dhe pasurim të paligjshëm. Millosheviq, pas marrjes në pyetje në polici është liruar, por inspektorët i kanë konfiskuar telefonin.  Përveç kreut të drejtorisë në fjalë, policia ka ndaluar edhe disa zyrtarë të saj në Nikshiq dhe Podgoricë – anëtarë të Komisionit për Djegien e Cigareve, si dhe dy punonjës të kompanisë “Zetatrans”-it të cilët ishin përgjegjës për ruajtjen e cigareve të konfiskuara.

  • 1

    Radio